Shkodran Mustafi ka bërë thirrje për qetësi në Arsenal pavarësisht humbjes së epërsisë në ndeshjen e katërt radhazi brenda të gjitha kompeticioneve.
Arsenali kaloi në avantazh në minutën e 80′ falë golit me kokë nga Mustafi, por Vitoria barazoi gjithçka në Portugali gjatë minutave shtesë, transmeton portali arbresh.info.
Duke folur pas ndeshjes për BT Sport 2, mbrojtësi shqiptar tha:
“Kur ju shënoni një gol dhe luani kundër një skuadre si kjo sot ku ata dhanë gjithçka në front, nganjëherë nuk bëhet fjalë për organizim”
“Mendoja se do të bënim më mirë por në fund ne duhet të pranojmë këtë dhe të marrim një pikë”
“Duhet të themi se ata [Vitoria] janë një skuadër e mirë. Ata janë në Evropa Ligë për një arsye, ata kanë kualitet”
“Mendoj se ne kemi nevojë për të qëndruar të qetë. Të gjithë duan të shfaqin dhe të japin gjithçka. Nganjëherë kur ju jeni të mbi-motivuar, është vështirë të përballesh me këtë”
“Në fund të ditës, ne duhet të qëndrojnë të qetë, të luajmë futbollin tonë, të besojmë në vetën tonë dhe të përpiqemi të luajmë një lojë me inteligjente dhe pak më të saktë në pasimet e fundit”, përfundon Mustafi.
Reprezentuesi i Gjermanisë ende nuk ka bërë ndonjë paraqitje në Premierë Ligë këtë edicion te Arsenali nën udhëheqjen e Unai Emery./arbresh.info/
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë, policia ni...
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...
Jashari takohet me shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosu...