Facebook së fundmi zbuloi logon e re të kompanisë në mënyrë që të dallojë kompaninë Facebook nga aplikacioni Facebook, që konsumatorët të mund të përceptojnë lehtësisht produktet që vijnë nga monoliti i korporatës.
Jack Dorsey, Drejtori i Përgjithshëm i Twitter, u tall me ri-dizajnimin duke postuar në Twitter.
Referencat në postimin e Dorsey-t ka të bëj me bërjen e shkronjave të mëdha në logo.
Një çudi tjetër është se logoja e re vetëm me tekst do të shtohet në shërbime të ndryshme që posedon Facebook, veçanërisht Instagram dhe WhatsApp
Një etiketë “Nga FACEBOOK” së shpejti do të shfaqet nën faqe të ndryshme për t’i kujtuar vazhdimisht përdoruesit, kompaninë mëmë që fshihet pas aplikacionit.
Dorsey nuk turpërohet të shprehë problemet e tij me Mark Zuckerberg dhe Facebook.
Javën e kaluar, ai njoftoi se Twitter nuk do të lejojë asnjë reklamë të paguar politike të promovohet në faqe, për dallim nga politika e Facebook për mos kontrollimin e fakteve që tërhoqi kritika të mëdha.
Zuckerberg kishte mbrojtur argumentin që Facebook nuk duhet të censurojë politikanët, por Dorsey argumentoi se vendimi nuk ka të bëjë me shprehjen e lirë./Sinjali
Jashari takohet me shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosu...
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...