Parlamenti i Maqedonisë së Veriut sot në seancën e radhës do të zgjedh nënkryetarin, pas dorëheqjes nga ky post të deputetit dhe kryetarit të RDK-së, Vesel Memedi.
Për nënkryetar të ri nga ana e deputetëve të BDI-së dhe LSDM-së, është propozuar Zeqir Ramçilloviq, i cili nga 1 nëntori në Parlament funksionon si deputet i pavarur. Zeqir Ramçilloviq deri tani ishte pjesë e grupit të ndarë parlamentar nga VMRO-DPMNE, ndërsa tani funksionon si deputet i pavarur. Deputetët në seancën e sotme të 116-të, duhet ta zgjedhin nënkryetarin e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, me ç’rast do ta zhvillojnë seancën e 111-të, ku në rend dite është Raporti i Komisionit Evropian për vitin 2019 dhe pjesë e Strategjisë për zgjerim, që i dedikohet Republikës së Maqedonisë së Veriut. Sipas paralajmërimit të kryetarit të Parlamentit, Talat Xhaferi sot nëse ka kushte, varësisht prej rrjedhës së seancës, në një moment të caktuar do të ndërpritet seanca e 116-të dhe do të vazhdoj seanca e 111-të, ku duhet të votohet Propozimi – Ligji për akademinë e gjykatësve dhe prokurorëve publike, leximi i parë. Në këtë seancë deputetët do të diskutojnë edhe për Raportin vjetor të Avokatit të Popullit për përcjelljen e zbatimit të parimit të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat për vitin 2018-të.
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës