Google ADS

IDP reagon pas vdekjes së punëtorit të ndërtimtarisë në Milloshevë

23:45 | 5 Nëntor 2019
Arbresh.info

Një person rreth moshës 60 vjeçare i një firme ndërtimore ka vdekur si pasojë i vetaksidentimit në Milloshevë.

Në lidhje me këtë ka reaguar Instituti për të Drejtat e Punëtorëve të cilët kanë thënë se do të qëndrojnë prapa këtij rasti që të ketë nga policia dhe prokuroria raportin dhe rezultatin e mjekësisë ligjore.

Ky është reagimi i plotë:

Pas marrjes së informacionit se një person rreth moshës 60 vjeçare i një firme ndërtimore ka vdekur si pasojë i vetaksidentimit në vendin e tij të punës në Komunën e Malishevës.

Instituti për të Drejtat e Punëtorëve do të reagoj dhe njëherësh do të qëndroj prapa rastit në fjalë që të ketë nga policia dhe prokuroria raportin dhe rezultatin e mjekësisë ligjore.

Ekipi i IDP Kosovë do të dal në vendpunishten ku R.C ka gjetur vdekjen dhe gjithashtu do të mundohet që njëherësh të kontaktoj edhe me të punësuarit tjerë dhe familjarët e të ndjerit.

Ekipi ynë do të mundohet që të krijoi stabilitet dhe siguri në punë për të gjithë të punësuarit përmes projekteve për t’u angazhuar për një mirëqenie më të mirë për si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik.

Instituti për të Drejtat e Punëtorëve i shpreh ngushëllime familjes së R.C dhe shpreson që në të ardhmen të mos përsëriten raste të tilla!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme