Google ADS

Unai Emery zbulon reagimin e Granit Xhakës pas vendimit tronditës

23:51 | 5 Nëntor 2019
Arbresh Info

Arsenali ka vendosur për t’i hequr titullin e kapitenit mesfushorit kosovar Granit Xhakës.

Trajneri Unai Emery ka konfirmuar se 27-vjeçari nuk do të jetë më pjesë e grupit të kapitenëve të skuadrës si pasojë e ofendimit të tifozëve në ndeshjen ndaj Crystal Palaces në Emirates dhjetë ditë më parë, transmeton portali arbresh.info.

I pyetur se si ka qenë përgjigjja e Granit Xhakës me të kuptuar për vendimin, Emery tha:

“Ai e pranoi vendimin tim dhe unë gjithashtu iu kam treguar kapitenëve të tjerë për vendimin, ne duhet të vazhdojmë përpara dhe të fokusohemi për ndeshjen e nesërme dhe ndeshjen e së shtunës. Më është dashur të marrë një vendim dhe tani kjo çështje është mbyllur”

Granit Xhaka nuk është pjesë e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e “Topçinjve” në Evropa Ligë mbrëmjen e së mërkurës kundër skuadrës portugeze Vitoria./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme