Google ADS

Dortmundi rikthehet nga disavantazhi prej 2 me 0 për të mposhtur Interin

22:54 | 5 Nëntor 2019
Arbresh Info

Borussia Dortmundi ka regjistruar një rikthim tronditës duke marrë tri pikë të plota ndaj Interit.

Gjiganti gjerman fitoi me përmbysje me rezultat 3 me 2 ndeshjen si nikoqir në Signal Iduna Park kundër “Nerazzurrëve” duke bërë një hap të madh drejt kualifikimit në fazën tjetër në Ligë të Kampionëve, shkruan portali arbresh.info.

Skuadra nën udhëheqjen e Antonio Contes shkoi në pushime me një epërsi prej 0 me 2 pas golave nga Lautrao Martinez (5′) dhe Matias Vecino (40′).

Por, nikoqirët tronditën të gjithë duke barazuar rezultatin brenda 15 minutave të pjesës së dytë.

Achraf Hakimi realizoi për 1 me 2 në minutën e 51′ para se Julian Brandt të barazonte gjithçka në minutën e 64′ për 2 me 2.

Goli i fitores u shënua nga Hakimi në minutën e 77′ pas disa kombinimeve të mira me Jadon Sancho.

Me këtë fitore, Borussai Dortmundi qëndron në pozitën e dytë në tabelë me shtatë pikë – një më pak se Barcelona në pozitën e parë, ndërsa Interi qëndron në pozitën e tretë me katër pikë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme