Njëmbëdhjetë mijë shkencëtarë në 153 vende kanë deklaruar një emergjencë klimatike dhe paralajmëruan se “vuajtja e papritur njerëzore” është e pashmangshme pa ndërrime të mëdha në mënyrën se si jetojmë.
Letra bazohet në shkencën e klimës që u krijua për herë të parë në 1979 në Konferencën e parë Botërore të Klimës që u mbajt në Gjenevë, transmeton portali arbresh.info.
Për dekada të tëra, shumë organe globale kanë rënë dakord për veprim të menjëhershëm, por emetimet e gazrave serë vazhdojnë të rriten.
“Përkundër 40 viteve të negociatave të mëdha globale, ne kemi vazhduar të zhvillojmë biznes si zakonisht dhe nuk kemi arritur ta adresojmë këtë krizë,” tha William Ripple, profesor i ekologjisë në Universitetin Shtetëror të Oregon, i cili kryesoi letrën.
“Ndryshimi i klimës ka mbërritur dhe po përshpejtohet më shpejt nga sa prisnin shumë shkencëtarë,” sipas letrës së botuar në BioScience.
Studiuesit thonë se ata kanë një detyrim moral të “paralajmërojnë qartë njerëzimin për çdo kërcënim katastrofik” dhe “ta thonë ashtu si është”. Ata deklarojnë “qartë dhe pa mëdyshje se planeti Tokë po përballet me një emergjencë klimatike”.
Edhe pse ekzistojnë disa tregues pozitivë – siç është ulja e niveleve të lindjeve dhe rritja e përdorimit të energjisë së rinovueshme – shumica e indikatorëve sugjerojnë që njerëzit po shkojnë me shpejtësi në drejtim të gabuar, thonë ata.
Hapat mbrapa përfshijnë rritjen e konsumit të mishit, më shumë udhëtime ajrore, copëtimin e pyjeve më shpejt se kurrë dhe rritjen e emetimeve globale të dioksidit të karbonit.
Për ta bërë këtë do të kërkojnë transformime të mëdha në mënyrat sesi funksionon shoqëria globale dhe bashkëvepron me ekosistemet natyrore, thonë ata./arbresh.info/
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare
20 vjet ARKEP, Kurti: Sot Kosova është një prej liderëve në ...