Nis numërimi i 1 mijë e 806 pakove të votave nga diaspora

21:40 | 5 Nëntor 2019
Arbresh.info

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve këto momente ka nisur numërimi i votave nga diaspora sipas vendimit të sotëm të Gjykatës Supreme.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka njoftuar se janë 1 mijë e 806 pako që i nënshtrohen procesit të numërimit.

Elezi ka thënë se KQZ nesër do të mbajë një mbledhje lidhur me rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit, njofton klan kosova.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme