Kandidatja për kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron për vizitë në Bruksel, ku ka takuar zëvendës Presidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland si dhe Kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, David McCallister.
Osmani, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kanë diskutuar për rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë, për diskutimet lidhur me formimin e Qeverisë së re si dhe për prioritetet që pritet t’i kenë institucionet e reja.
Postimi i plotë i Osmanit:
“Sot në Bruksel, kisha kënaqësinë të takoja edhe Zëvendës Presidentin e Parlamentit Evropian, z. Rainer Wieland si dhe Kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në PE, z.David McCallister, ku diskutuam për rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë, për diskutimet lidhur me formimin e Qeverisë së re si dhe për prioritetet që pritet t’i kenë institucionet e reja. ????.”, ka shkruar Osmani.
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...