Kartoni i kuq ndaj Son Heung-min për ndërhyrjen pas të cilës iu thye këmba mesfushorit Andre Gomes është tërhequr nga Federata e Futbollit të Anglisë.
Ylli i Tottenham Hotspurit ishte larguar gjatë pjesës së dytë pas ndërhyrjes ndaj Gomes, i cili theu këmbën duke dislokuar edhe kyçin e saj, transmeton portali arbresh.info.
Zëdhënësi i Federatës së Futbollit të Anglisë ka konfirmuar me anë të një postimi në rrjete sociale se Heung-min Son mund të luaj në ndeshjet e ardhshme të skuadrës së Mauricio Pochettinos.
“Heung-min Son do të jetë në dispozicion për tri ndeshjet e ardhshme të Tottenham Hotspur FC pasi Komisioni i Rregullatorit pranoi kërkesën për ndëshkim të gabuar ndaj tij”
“Sulmuesi ishte përjashtuar nga fusha pas një faulli serioz gjatë ndeshjes në Premierë Ligë kundër Everton FC të dielën më 3 nëntor 2019”
Incidenti i së dielës tronditi botën e futbollit me të qarkulluar pamjet se portugezi theu këmbën.
Por, pas rishikimit të pamjeve u mësua se koreani nuk kishte ndonjë qëllim për të ndëshkuar kundërshtarin e tij./arbresh.info/
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...