Për shkak të mungesës së kuorumit, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi seancën e 116-të, në të cilën ishte caktuar propozimi për zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit, e ka shtyrë për nesër në orën 15:00.
Xhaferi informoi se në bazë të konsultimeve me të gjithë koordinatorët është rënë dakord që sipas numrit të deputetëve të pranishëm në vend sot seanca nuk mund të mbahet pa probleme.
“Pas vendimi partia opozitare vendosi që të mos merr pjesë në punimet e kësaj seance. Prisja që ata do ta tregonin arsyen në mënyrë procedurale. Sipas kushteve të votimit për seancën që do të zhvillohet, nuk ka kushte për të vendosur. Në një konsultë paraprake me koordinatorët, koordinatorët e pranishëm premtuan se nesër do të mund të sigurojnë kuorum prej të paktën 61 deputetëve të nevojshëm për vendimmarrje”, tha Xhaferi.
Zekir Ramçiloviç, i cili ka shërbyer si deputet i pavarur që nga 1 nëntori, është emëruar si nënkryetar i ri i Kuvendit nga ana e deputetëve të BDI-së dhe LSDM-së.
Grupi i deputetëve dje ia paraqiti kërkesën kryetarit të Kuvendit.
Ramçiloviç vjen në vend të Vesel Memedit i cili dha dorëheqje nga posti i nënkryetarit të Kuvendit./Telegrafi/
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës