Liverpooli do të luaj kundër Aston Villas dhe ndeshjen gjysmëfinale të tyre në Kupë të Botës për Klube më 17 dhe 18 dhjetor.
Liverpooli do të luaj ndaj Aston Villas në kuadër të EFL Kupës më 17 dhjetor, ashtu siç ishte paraparë fillimisht, pavarësisht se edicioni i tyre në Kupë të Botës për Klube fillon pas vetëm 24 pas kësaj ndeshje, transmeton portali arbresh.info.
Klubi ka qenë në bisedime me EFL-në në lidhje me mundësinë për të ri-aranzhuar ndeshjen për shkak të përkushtimit të tyre në turneun e FIFA-s në Katar.
Por, klubi ka arritur deri në një kompromis për të selektuar një skuadër plotësisht ndryshe nga grupi i lojtarëve që udhëtojnë për në Katar.
Edhe pse rregullat në EFL Kupë sugjerojnë se klubet duhet të luajnë me “gjitha fuqitë”, kjo i është lejuar kampionit të Evropës për shkak të situatës mjaftë komplekse dhe të ngjeshur me ndeshje.
Liverpooli do të luaj pesë ndeshje brenda një hapësire prej 11 ditëve nga 10 dhjetori deri më 21 dhjetor.
Ata luajnë ndaj Salzburgut në Ligë të Kampionëve dhe Watfordit në Premierë Ligë para takimit në kupë kundër Villas dhe më pas dy ndeshjeve për Kupë të Botës për Klube./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?