Mesfushori i Evertonit, Andre Gomes është larguar nga spitali vetëm dy ditë pas lëndimit të tmerrshëm gjatë të cilit theu këmbën.
Reprezentuesi i Portugalisë iu nënshtrua një operacioni të hënën pasi theu këmbën gjatë barazimit 1 me 1 të së dielës kundër Tottenham Hotspurit pas një ndërhyrje të ashpër nga Son Heung-min, transmeton portali arbresh.info.
“Pas operacionit të suksesshëm dje, Andre Gomes tani është liruar nga spitali dhe do të vazhdojë rehabilitimin nën kujdesin e stafit tonë mjekësor”, shkruan klubit në një deklaratë.
Gomes ishte rrëzuar në fushë pas ndërhyrjes nga prapa nga Son, i cili u ndëshkua pastaj me karton të kuq.
Sulmuesi korean ndihej shumë keq me dëmtimin që i shkaktoi Gomesit teksa edhe një numër i madh i lojtarëve të tjerë dukeshin qartë se ishin të tronditur./arbresh.info/
https://twitter.com/Everton/status/1191724348656291843
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...