Google ADS

Vdekje e dyshimtë në Prishtinë

16:36 | 5 Nëntor 2019
L G

Një person është gjetur i vdekur sot në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë.

Zyrtarë policorë të rajonit të Prishtinës kanë thënë për arbresh.info, se viktima, mashkull është gjetur i vdekur rreth orës 13:00 dhe rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka se me rastin po merren njësitet përkatëse.

“Sot rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën për një vdekje te dyshimtë, ne rrugën Agim Ramadani ne Prishtine. Menjëherë ne vend ngjarje kane dale njësitet e nevojshme dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës(mashkull).Me rastin po merren njësite përkatëse policore”, tha Ahmeti./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme