Reali i gashëm t’i paguaj 115 milionë euro për Sanchon

15:49 | 5 Nëntor 2019
Arbresh Info

Jadon Sancho është njëri prej sensacioneve më të mëdha të futbollit evropian. Falë paraqitjeve mbresëlënëse, ai po kërkohet nga gjigantët e futbollit
Real Madridi është i interesuar për sulmuesin anglez, Jadon Sancho.
“Los Blancos” janë admirues të mëdhenj të talentit të Borussia Dortmundit, shkruan e përditshmja angleze “Daily Mail”
Mediumi britanik raporton se gjiganti spanjoll është i gatshëm t’i shpenzojë 115 milionë euro për ta transferuar futbollistin ofanziv në “Santiago Bernabeu”.
19 vjeçari kërkohet edhe nga klubet tjera të njohura si Manchester United dhe Paris Saint-Germain.
Reali e donte lojtarin edhe në vitin 2017, kur ai ishte larguar nga Manchester City.
Sancho i ka realizuar 4 gola në 11 ndeshje këtë sezon me klubin gjerman dhe është njëri prej talenteve më të mëdhenj në Evropë. /Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme