Haradinaj nga qeveria kërkon drejtësi për Astrit Deharin

15:30 | 5 Nëntor 2019
M. A.

Sot, Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhje.

Pas saj si çdo herë kryeministri në largim, Ramush Haradinaj iu është drejtuar mediave. Ai ka folur edhe për rastin e aktivistit të Vetëvendosjes.

Haradinaj, në ditën kur janë bërë tre vite që Dehari ka ndërruar jetë tha se i vjen mirë që qeveria të cilën ai ka udhëhequr e ka realizuar kërkesën e familjes për të kryer ekspertizë jashtë vendit.

“Dëshiroj me shprehë edhe një herë respektin për prindërit e Astrit, Avniun dhe nënën e tij edhe me thënë se pa paragjykim më vjen mirë që kjo qeveri qeveria që udhëheqi ka realizuar kërkesën e familjes për ekspertizë jashtë vendit, bazuar në të shpresoj që e vërteta të del definitive, ju bëj apel të gjithëve që me shku për drejtësi dhe për të vërtetën mirëpo jo për keqpërdorim”, tha Haradinaj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme