Qindra qytetarë të Republikës së Kosovës i janë bashkuar sot marshit me moton “Një popull për drejtësi”, në sheshin Skënderbe në Prishtinë, në kujtim të aktivistit të Vetëvendosjes Astrit Dehari.
Në trevjetorin e vdekjes së Deharit, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe fituesi i zgjedhjeve të 6 tetorit, Albin Kurti tha para marshuesve se tre vjet pa Astritin janë shumë.
Kurti, tha se raporti i Lozanës e ka përjashtuar vetëvrasjen e Astritit, dhe për të zbardhur këtë vrasje sipas tij duhet të bëhen hetime të reja.
Ai, akuzoi kreun e policisë në Prizren, ish-ushtruesin e detyrës së kryeprokurorit, Sylë Hoxha për dhënie të deklaratave të pamatura rreth vdekjes së Deharit.
“Tre vjet pa Astritin janë shumë, e tre vjet pa drejtësi janë tepër shumë për secilin prej nesh. Jemi tronditur kur e arrestuan, kur e akuzuan pa aktakuzë dhe kur na thanë që nuk do ta shohim më. 11 teste të ndryshme të bëra thanë që Astriti nuk ka përdorë as medikamente e as drogë, e drejtori Nexhmi Krasniqi, doli nga tha që ka bërë vetëvrasje me medikamente të njëjtën gjë e bëri edhe ish- kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Syl Hoxha. Raporti i Lozanës e përjashtoj vetëvrasjen tani na duhet hetim i ri. Sikur kjo të mos mjaftonte, vdiq edhe shoku i dhomës së tij Naser Makolli ”, u shpreh Kurti.
Kurti akuzoi edhe Ministren e Drejtësisë në atë kohë, Dhurata Hoxha, e cila sipas tij, kishte kërkuar hetime ndaj avokatit të familjes Dehari, Tomë Gashi
“Më pas ish ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha, dha urdhër për hetimin e keqpërdorim të detyrës ndaj avokatit Tomë Gashi, edhe ekipit të obduksionit. Astritin nuk e kemi me e ai na ka neve. Astriti është ylli ynë që nuk shuhet kurrë”, u shpreh Kurti.
Në trevjetorin e vdekjes së Deharit, e pranishme në marshin e organizuar nga VV-ja, ishte edhe ish profesoresha e Astrit Deharit në Univeristetin e Prishtinës, Hatixhe Popovci .
“Astriti ishte një student i shkëlqyer, ishte i buzëqeshur, ishte protestues i krimit dhe korrupsionit. Me ftuan që të jeme pjesë obduksionit të tij ku ka qenë gjëja më e ves për mua kur e pashë studentin tim në tavolinë. Ndaj Astritit është kryer edhe krim ndaj shtetit dhe sistemit të d në Kosovë. Do të jetë njollë e zezë e këtij shteti. Njolla e zezë do të mbet deti sa të zgjidhet rasti i tij”, u shpreh ajo.
Ndryshe, Dehari ka vdekur më 5 nëntor të vitit 2016 në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, tek sa po mbahej në paraburgim nën dyshimet për sulme terroriste në Kuvendin e Kosovës, bashkë me disa aktivistë të tjerë të VV-së. /arbresh.info/
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut