Aguilar shqelmon ekranin e VAR-it, pasi u ndëshkua me karton të kuq

11:58 | 5 Nëntor 2019
arbresh.info

Ylli i Monacos Ruben Aguilar iu bashkua një numri të madh të tifozëve të futbollit që s’janë të kënaqur me teknologjinë VAR, pasi ai u ndëshkua në mënyrë kontroverse me një karton të kuq.

Mbrojtësi i krahut të majtë Ruben Aguilar u kap në video nga tifozët e pranishëm në stadium duke e goditur ekranin e VAR-it afër fushës së lojës, pasi u ndëshkua me karton të kuq në disfatën 1:0 të Monacos kundër Saint-Etienne të dielën, transmeton Gazeta Express.

https://twitter.com/GFFN/status/1191305431379042304

Aguilar u ndëshkua me karton të drejtpërdrejtë të kuq pasi që ia mohoi në mënyrë të parregullt skuadrës kundërshtare një rast të qartë për të shënuar gol në minutën e 92-të të ndeshjes.

Përderisa ai nuk mund të jetë ankuar për kartonin e kuq me të cilin u ndëshkua, ai mbeti i zemëruar nga mënyra se si u përdor VAR-i në një incident të mëparshëm në ndeshje.

Mbrojtësi i Saint-Etienne, Wesley Fofana, gjithashtu ia mohoi në mënyrë të parregullt Monacos një rast të qartë për të shënuar gol në pjesën e dytë dhe u ndëshkua me karton të kuq.

Megjithatë, në këtë rast ndërhyri VAR-i dhe vendimi u tërhoq për shkak të një pozitë jashtë loje gjatë aksionit të Monacos, duke bërë që Fofana të mbetet në lojë deri në fund.

Aguilar mbeti shumë i zemëruar për këto dy incidente të ndeshjes dhe përderisa ai po largohej nga fusha e lojës, e shqelmoi ekranin e VAR-it.

VAR-i ka marrë shumë kritika gjatë fundjavës, pasi pati incidente kontroverse në ndeshjet e Liverpoolit, Barcelonës, Juventusi, Real Madridit, Tottenhamit e Chelseat.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme