Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, njoftoi se vendi i tij do ta fillojë mbushjen e 1044 centrifugave me gaz të uraniumit. Ky është hapi më i ri i republikës islamike në vargun e shkeljeve të marrëveshjes bërthamore me fuqitë e mëdha pas tërheqjes së Shteteve të Bashkuara vitin e kaluar.
Ky zhvillim po vlerësohet i rëndësishëm, sepse këto centrifuga më parë kanë qenë të zbrazëta, ashtu siç ishte përcaktuar me rregullat e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015. Vendimi i Iranit po shihet edhe si rritje e presionit ndaj shteteve evropiane që janë pjesë e marrëveshjes.
Kreu i shtetit nuk tregoi nëse këto centrifuga do të përdoren për prodhimin e uraniumit të pasuruar, por njoftoi se ato do të aktivizohen të mërkurën.
Deklarata e tij në televizionin shtetëror erdhi vetëm një ditë pasi shefi i programit bërthamor tha se Irani e ka dyfishuar numrin e centrifugave të avancuara, IR-6.
Bashkimi Evropian kërkoi nga Irani që t’i respektojë pikat e marrëveshjes bërthamore, ndërsa Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj njerëzve të rrethit të ngushtë të liderit suprem, Ayatollah Ali Khamenei.
Sipas zyrtarëve iranianë, centrifugat e reja mund të prodhojnë uranium të pasuruar dhjetë herë më shpejt se centrifugat e përdorura më parë, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj