Kësaj radhe edhe Anwar tërheq vëmendjen e publikut Dua Lipa dhe i dashuri i saj Anwar Hadid kanë arritur të tërheqin vëmendje thuajse në secilën dalje të tyre publike.
Çifti janë komentuar shumë për veshjet e tyre dhe puthjet e përqafimet, që nuk i kursejnë në asnjë paraqitje së bashku.
Shqiptarja e famshme, të dielën mbrëma ishte një prej yjeve kryesore në evenimentin ‘MTV Europe Music Awards’, ku ishte ftuar për të interpretuar në skenë, këngën më të re “Don’t start now”.
Dua u shfaq në skenën madhështore e rrethuar nga kërcimtare të shumta, të gjitha të veshura në ngjyrë të verdhë, ndërsa këngëtarja në ngjyrë të zezë.
Në disa fotografi të publikuara në standard.co.uk, shihet se Duas i ka dalur në pah gjoksi teksa ishte duke performuar.
Në ngjarjen e madhe muzikore, ajo ishte shoqëruar edhe nga i dashuri i saj, i cili u kujdes që edhe kësaj radhe të tërhiqte vëmendje.
Modeli amerikan kishte shkuar në ceremoninë e ‘MTV EMA’ me shapka, ndërsa çorapët e tij nuk kishin ngjyrë të njëjtë. Ndryshe, videoklipi i këngës “Don’t start now” ka arritur të klikohet mbi 15 milionë herë deri më tani në kanalin YouTube, pesë ditë pas publikimit të tij./21Media
Aksident në autostradën Veternik-Bresje, lëndohen katër pers...
Rashica shënon gol në miqësoren e Shqipërisë U21 ndaj Moldav...
Kurti takon Kammerin, shprehet gatishmëri për mbështetje të ...
Tiranë, kongresi studentor: Papunësia dhe emigracioni janë p...
Granit Xhaka me Zvicrën kërkojnë revanshin sonte ndaj Serbis...
Zyrtari i Hamasit: Të gatshëm për një armëpushim në Gaza