Në tre vjetorin e vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari, miq e familjarë kanë bërë homazhe pranë varrit të tij në Zllatar të Prishtinës, shkruan arbresh.info.
Glauk Konjufca, nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje gjatë fjalimit të mbajtur për Astritin, tha se nderimi i tij po mbahet nën dritën e një ekspertize që do e zbuloj rastin e tij dhe dorasit do të dalin para drejtësisë.
“Astriti ishte aktivist i dalluar, plot vullnet e energji. Ky nderim qe po ja bëjmë po mbahet edhe ne dritën e një ekspertize të re, qe tregon se Astriti nuk e humbi jetën aksidentalisht. Dorasit duhet te dalin para drejtësisë. Astriti është bërë simbol për drejtësi. Ai kishte aktivitet të gjatë në VV. VV gjithmonë do ta kujtoj, dhe ne nuk do te reshtim asnjëherë duke kërkuar drejtësi”, tha Konjufca.
Ndërsa prindi i tij, Avni Dehari, shkurt falënderoi të gjithë ata që ishin prezent për t’i bërë nderime Astritit në tre vjetorin e vdekjes.
“Ne emër te Xhemiles, Artes e Albanes ju falënderoj për mbështetjen qe po na e bëni”, tha Dehari.
Kujtojmë, se Astri Dehari u gjet i vdekur në qelinë e tij në Prizren më 5 nëntor të 2016, përderisa ishte në paraburgim./arbresh.info/
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend
Raporti i KE: Ekonomia shqiptare vazhdon trendin e fortë të ...
Media rumune i quan gjeste të turpshme disa nga veprimet e f...