Këngëtarja e dashur për publikun, Sheila Haxhiraj, ishte e ftuar në emisionin ‘Prive’, në rubrikën ‘60 sekonda’. Ajo iu është përgjigjur pyetjeve të ndryshme rreth jetës private dhe asaj profesionale.
Një ndër pyetjet ishte ‘A je e dashuruar?’, dhe këngëtarja ka treguar se ka qenë në të shkuarën por tani nuk është më. ‘Isha’, është shprehur ajo. Më pas ajo ka zbuluar dhe arsyen ndonëse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Këngëtarja u pyet nëse fabula e këngës së re ‘Gënjeshtare’ e cila flet për tradhëtinë, ka të bëjë me jetën e saj private. Sheila u përgjigj ‘Ndoshta’ duke qeshur e duke na bërë të mendojmë se kjo është dhe arsyeja pse ajo është ndarë nga i dashuri./express
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës