Ashtu si në ‘San Siro’ në xhiron e tretë të fazës së grupeve në Champions League, Marco Reus mund të mungojë kundër Interit edhe të martën mbrëma në ndeshjen që do të zhvillohet në ‘Signal Iduna Park’.
Lucien Favre, trajneri i Borusssi Dortmund, nuk ka treguar nëse sulmuesi gjerman është i gatshëm për Interin e Antonio Contes.
“Deri më tani nuk mund të them asgjë nëse Marco Reus mund të luajë apo jo, ne duhet të presim për stërvitjen sot dhe nesër”, deklaroi ai në konferencë për media.
Interi e fitoi ndeshjen e parë mes tyre 2-0 në ‘San Siro’ për të shkuar në katër pikë, aq sa Dortmundi dhe gjithçka do të vendoset të martën, se cila do të ketë më shumë gjasa për t’u kualifikuar në rundin tjetër të Champions League. /Gazeta Express/
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...