31 tetori ishte data e fundit për mbledhjen e Kuvendit ku do të duhet të vendosin për Buxhetin e Kosovës për vitin 2020.
Por, meqenëse kuvendi është shpërndarë një takim i tillë nuk u mbajte.
Pavarësisht kësaj duket se Ministri i Financave, Bedri Hamza ka kërkuar që këtë të Martë të mblidhet ekzekutivi i vendit.
E këtë e konfirmoi kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj.
Ramush Haradinaj, Kryeministër në detyrë
‘’Mbledhja është kërkuar nga ministri i Financave, Bedri Hamza, për rirregullim dhe rialokimi i mjeteve që është obligim ligjor në fund vit për me mundësua funksionimin e të gjithë sektorëve, pra pagave dhe besoj që do të ketë nesër’’
E këtë e ka konfirmuar për televizionin vetë Ministri i Financave, Bedri Hamza.
Bedri Hamz, Ministër i Financave
“ Kuvendi nuk është funksional. Përtej kësaj pritet me pas ndryshim, dhe qeveria me pas një format tjeteër përndryshe ne aspektin teknik buxheti është i përgatitur por mund te ketë edhe ndryshim të prioriteve,Përndryshe është i përgatitur Buxheti për vitin e 2020.”
E në përgjigjet që kjo Ministri i ka kthyer është theksuar, se Ministria e Financave është në pritje të mbledhjes së Qeverisë pasi që aty do të bëhet aprovimi i këtij buxheti .
“Jemi në pritje të thirrjes së mbledhjes së Qeverisë për ta paraqitur në mbledhje të Qeverisë për aprovim’’
Por këshilltari i Kryeministrit në Detyrë, Haki Shatrri, mohoi se ky takim i qeverisë ka të bëj me aprovimin e buxhetit për vitin 2020.
Haki Shatrri, Këshilltar‘’ Është e mundur nje takim i qeverisë, kjo me kerekse te Ministrit te Financave. Kjo nuk ka te bej me buxhetin e ardhshem, nuk ka efekt nese mbahet mledhje e qeverise skan mu marre me temen e buxhetit tarshshem, vec me naj rregullim te buxhetit te ketij viti, naj rregullim. Buxheti eshte I pergatitur por nuk procedohet se sosht e udhes mu bo ne kete situate, kujt mju dorezu ai buxhet, se ska qeveri kujt me ju dorez’’./telegrafi/
Këshilli i Sigurisë me masa për sigurinë pas shpërthimit në ...
Parashikimi i motit në Shqipëri, ulen temperaturat, vranësir...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...