Google ADS

Rikthehet i nxehti, mot me diell nesër

21:38 | 4 Nëntor 2019
Arbresh.info

Ditën e martë parashihet të kemi intervale më të gjata me diell, e nga dita e mërkurë, më vonë në mbrëmje priten të reshura shiu, që do të vazhdojnë edhe ditën e enjte.

Vlerat e cilësisë së ajrit kryesisht do të luhaten ndërmjet vlerave të mira dhe mesatare, për shkak që parashihet të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror dhe motit më të ngrohtë.

5.11.2019 – Ngrohtë dhe me erë. Pjesërisht vranët dhe me intervale më të gjata me diell. Erë mesatare dhe e fuqishme nga jugu-jugperëndimi 4-14m/s. Indeksi UV: 2.
6.11.2019 – Kryesisht me vransira dhe me erë. Pasdite vonë dhe në mbrëmje reshje lokale shiu, kryesisht në perëndim të vendit. Më vonë gjatë natës reshjet do të përfshijnë edhe pjesë tjera të vendit. Erë mesatare dhe e fuqishme nga jugu-jugperëndimi 4-15m/s.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme