Të shtunën trajneri i Man City, Pep Guardiola, e quajti “simulues” sulmuesin e Liverpool, Sadio Mane.
Ndërsa sot, i pyetur nga gazetarët për komentet e kolegut të tij, menaxheri i ‘The Reds’, Jurgen Klopp tha se lojtari i tij nuk është simulues dhe se nuk është në disponim të flasë për City’n.
“Ai (Guardiola) nuk përmend emra, thotë vetë ‘ai’ dhe ‘ata’. Nuk e dëgjojë duke thënë Sadio. Nuk e di si ka mundur të flasë për incidentin kur loja ishte në të njëjtën kohë. Sadio nuk është simulues. Kishte një situatë ku ai e ndjeu kontaktin dhe u rrëzua. Ndoshta nuk ishte penalti, por kishte kontakt. Në situatë të njëjtë edhe City do të kërkonte penalti. Por, absolutisht nuk jam në disponim të flasë për Manchester City, jam këtu të flasë për Genkun ose për ne”, tha gjermani në konferencë për media, para ndeshjes së nesërme ndaj Genk në Champions League. /Gazeta Express/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?