Google ADS

Gorbaçov: Politikat e armatimit paraqesin rrezik kolosal

19:47 | 4 Nëntor 2019
Trina Galanxhi

Reformatori sovjetik Mihail Gorbaçov paralajmëroi në një intervistë se tensioni midis Rusisë dhe kombeve perëndimore si dhe mundësia që të dyja palët të braktisin traktatet e armëve bërthamore, përbën një rrezik kolosal.

Gorbaçov, udhëheqësi i fundit i ish-Bashkimit Sovjetik, fitoi çmimin Nobel për Paqen në vitin 1990 për rolin e tij kryesor në procesin e paqes që çoi në rënien e Murit të Berlinit dhe solli një fund paqësor të Luftës së Ftohtë.

“Për sa kohë që ekzistojnë armët e shkatërrimit në masë, kryesisht armët bërthamore, rreziku është kolosal”, deklaroi Gorbaçov për BBC-në.

“Të gjitha kombet duhet të deklarojnë, se armët bërthamore duhet të shkatërrohen. Kjo është për të shpëtuar veten dhe planetin tonë”, theksoi ai./alsat/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme