Brenda 10 ditëve përfundojnë negociatat për formimin e qeverisë

17:49 | 4 Nëntor 2019
Arbresh.info

Pas 2 orë e 30 minuta ka përfunduar takimi i 5-të i dy grupeve punuese LDK e VV

Pas takimit Glauk Konjufca nga Vetëvendosje tha se në këtë takim janë dakorduar për sistemin e shëndetësisë dhe arsimit shkruan arbresh.info

“Sot jemi mbledhur për të biseduar enkas për shëndetësinë dhe arsimin. Mund të them që ka qenë një takim i cili është zhvilluar në një pajtueshmëri shumë të thellë të bashkëpunimit. Është një takim në të cilin kemi pasur pajtueshmërinë më të madhe. Diku për secilën fushë janë trajtuar së paku 10 tema thelbësore dhe në të cilat kemi gjetur pajtueshmëri të plotë. Mund të them që mospajtimet kanë qenë sa i përket çështjeve teknike dhe kohore se për sa kohë jemi në gjendje ti realizojmë premtimet.

Kontributi i zotëri Hazirit ka qenë shumë i nevojshëm edhe për mbarëvajtjen e takimeve tona. Haziri i ka kontribuar kësaj atmosfere të mirë më takim.”

Ne ende nuk e kemi caktu një takim në të cilën do të flitet ndarja e dikastereve. Strategjia jonë negociatore ka qenë pajtueshmëria sa më e madhe, me fillu prej mënyrave në të cilat pajtohemi.

Ne kemi caktuar takimin e ardhshëm vetëm për politikat sociale. Ne kemi konsideruar që shumë tema të politikës së jashtme dhe disa tema madhore tua lëmë nivelit më të lartë mes zotërit Mustafa dhe Kurti.

Sa i përket kryeministrit mendoj që kurrë nuk është kontestuar fakti prej atij momenti kur nuk është arritur marrëveshja, ne popullit ua kemi shpjeguar që tash kryeministri zgjidhet prej popullit.

Tashmë është e qartë faktikisht që mandatari për kryeministër do të jetë prej subjektit që ka fituar më së shumti vota.

Të gjitha këto që kanë dalë janë forma të shprehjes të cilat as nuk janë diskutuar në këtë takim.
Në momentin që dy subjektet politike tona kanë thënë që numri i ministrive do të reduktohet prej 21 deri në 12 ne kemi diskutu për masat qe do ndërmerren, jo për emrat.

Mendoj që për 10 ditë do përfundojnë negociatat për formimin e qeverisë së re”, tha Konjufca.

Takimi i radhës do të jetë të enjten./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme