Valverde është i lumtur me punën e Griezmann
13 ndeshje, 4 gola dhe tre asistime – Antoine Griezmann nuk e ka nisur edhe keq aventurën me Barcelonën.
Sido që të jetë, nga ai, Ernesto Valverde dhe të gjithë te Barça presin shumë më shumë në sulm, për t’i ndihmuar dyshes, Lionel Messi dhe Luis Suarez.
“Fakti që mbron nuk është keq për mua, shumë mirë që e bën. Çfarë i është kërkuar, po e bën”, u shpreh Valverde.
“Ditë pas dite po përshtatet më shumë me ekipin. Po bën një punë fantastike për ne. Ai ka shënuar dhe shpresoj të shënojë edhe më shumë gola”, deklaroi Valverde në konferencë për media para ndeshjes me Sllavja Pragën në Champions League. /Gazeta Express/
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit