“Los Blancos” janë të gatshëm të bëjnë sakrifica të mëdha vetëm për të arritur deri tek Raheem Sterling. Reali ofron para dhe Gareth Balen për yllin anglez të Manchester Cityt
Real Madridi është i vendosur për ta transferuar Raheem Sterlingun.
Lajmin e ka bërë të ditur Sky Sports.
“Los Blancos” i kanë bërë gati 80 milionë euro plus kartonin e Gareth Bale për të arritur deri tek ylli anglez i Manchester Cityt.
Gjiganti spanjoll mund ta lansojë ofertën në janar, ndërsa presidenti Florentino Perez është i vetëdijshëm se vlera e yllit anglez mund të ngritet në 12 muajt e ardhshëm.
Përfaqësuesit e Sterlingut e kanë takuar drejtorin gjeneral të Realit, Jose Angel Sanchez për ta diskutuar transferimin më herët gjatë këtij viti, por marrëveshja finale nuk ishte arritur asnjëherë.
Ish-futbollisti i Liverpoolit po shkëlqen në fanellën e “Citizens” dhe është njëri prej futbollistëve më të mirë në Premierligës sot. /Gazeta Express/
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?