Momenti kur Amir Rrahmani eviton golin e sigurt!

16:50 | 4 Nëntor 2019
Arbresh Info

Verona mori të dielën pikët e plota në shtëpi, duke e mposhtur 2:1 Brescian, me Amir Rrahmanin titullar, derisa Marash kumbulla u largua në minutën e 16′ për shkak të një dëmtimi.

Pas ndeshjes, ku kapiteni i Kosovës ishte ndër më të mirët, e përditshmja italiane “Tuttomercatoweb” ka publikuar notat e futbollistëve, e ku nuk munguan fjalët e mëdha për kapitenin dardan.

“Pëson një goditje të fortë në mesin e pjesës së parë, por shtrëngon dhëmbët dhe mbyll një tjetër performancë pozitive. Vendimtar për fitoren me shpëtimin në vijën fatale kundrejt Bisolit në pjesën e parë“, shkruhet në vlerësimin e Rrahmanit për këtë takim.

Ashtu siç e përshkruan “Tuttomercatoweb”, Amiri shpëtoi një gol të sigurtë, duke u shkëputur lart, për ta larguar topin nga vija e portës së skuadrës së tij.

25-vjeçari ka luajtur në të gjitha ndeshjet me Veronën këtë sezon deri më tani, të gjitha si titullar.

Ai është paraqitur 12 herë me fanellën e klubit të ri, 11 ndeshje në Serie A, një në Kupë – duke luajtur në total 1.099 minuta.

Me Amirin dhe Marash Kumbullën, Verona ka mbrojtjen më të mirë në Serie A së bashku me Juventusin ku pas 11 xhirosh kanë pësuar vetëm nga 9 gola. /Gazeta Express/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme