Florentino Perez po insiston në transferimin e yllit të Manchester Cityt, Raheem Sterling.
Presidenti i Real Madridit ka kohë që po tenton ta transferojë sulmuesin e Citizens, mirëpo marrëveshja nuk po materializohet.
Sipas asaj që raporton tani Sky Sports, Los Blancos janë të gatshëm të ofrojnë 75 milionë euro dhe shërbimet e Gareth Bale për transferimin e Sterling.
Skuadra spanjolle besohet se mund të bëjë ofertën e parë në drejtim të kampionit të Ligës Premier qysh në afatin kalimtar të janarit.
Por, Reali e di se e ka të vështirë transferimin e anglezit, pasi Citizens nuk do ta lejojnë largimin e tij në afatin e dimrit.
Madrilenët anë takuar me përfaqësuesin e lojtarit dhe me drejtorin gjeneral Jose Angel Sanchez për të biseduar që marrëveshja të mbyllet në fillim të vitit 2020.
Qeveria emërton rrugën Ballaban – Banjskë me emrin e heroit ...
Guardiola befason me deklaratën rreth gjyqtarëve
Pacolli takon kryeministrin e Irakut: Ramë dakord që të viz...
Kurti: Kontributi i diasporës për vendin tonë mbetet madhor ...
Bernardo Silva tallet me Arsenalin shkak trofetë
Qëlluan me armën e shërbimit qytetarin, shpallet në kërkim e...