Google ADS

Palmer: BE-ja ka bërë gabim historik me moshapjen e negociatave aderuese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

14:12 | 4 Nëntor 2019
L G

“BE-ja ka bërë gabim historik dhe ka dërguar mesazh të keq për të gjithë rajonin me moshapjen e negociatave aderuese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”.

Këtë e tha sot në Beograd zëvendëssekretari shtetëror i SHBA-së dhe i dërguar special për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

“SHBA do që Ballkani Perëndimor të ketë perspektivë evropiane dhe ne do të bëjmë gjithçka që mundemi ta bindin BE-në ta ndryshojë qëndrimin para takimit të liderëve evropianë në Zagreb”, deklaroi Palmer në konferencën e sotme të përbashkët me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Beograd.

Ndërsa Vuçiq tha se edhe Serbia angazhohet për bashkëpunim me vendet e Ballkanit Perëndimor./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme