Google ADS

70 vjet të Teatrit “Migjeni”, Bushati: Nderi i Kombit

13:58 | 4 Nëntor 2019
arbresh.info

Ditmir Bushati ka uruar artistët e Teatrit Migjeni në përvjetorin e 70 të themelimit.

“Shtëpia e madhe e artit shkodran, por jo vetëm, mbushi plot 70 vite. Ngritur mbi themele të traditës, punës, pasionit dhe përkushtimit të qindra e qindra figurave të ndritura të qytetit që krejt natyrshëm i dhanë Shkodrës pozicionin e pararojës në artin shqiptar”, shkruan Bushati në Facebook.

Sipas tij, shprehjes shkodrane ‘ma mirë pa bukë se pa liri e art’ i dha jetë pikërisht ky tempull, i cili edhe pas periudhës së vështirë të viteve ‘70, ku çdo fushë e artit përjetoi frenim e ndikim të madh nga sistemi politik, nuk njohu zmbrapsje, përcjell arbresh.info.

“Por e mposhti frikën përmes pentagramit dhe humorit të hollë. Edhe në periudhën e tranzicionit të vështirë drejt konsolidimit të sistemit demokratik nuk njohu varfëri por veç hov artistik,” shkruan tutje Bushati.

Ai thotë se Teatri “Migjeni” e meriton plotësisht titullin “Nderi i Kombit”, ndërsa Shkodra duhet të ndihet krenare që pavarësisht dallgëve të kohëpaskohshme të politikës mbi të, kontribuoi për kulturën, dijen dhe zhvillim e vendit, duke merituar një vend të posaçëm në histori, e duke bërë çdo pushtet e qeveri të ndjehet borxhli karshi saj.

“Përgëzime të gjithë gjeneratave të artistëve që falë krijimtarisë dhe përkushtimit e bënë Tetarin ‘Migjeni’, ‘Nderi i Kombit’, dhe Shkodrën simbol të artit e kulturës.”/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme