Protestës të organizuar nga Këshilli Studentor i Fakultetit të Arteve, për shkak të vendimit të MASHT-it për bursa, doli t’u përgjigjet dikush nga këta të fundit.
Burim Gashi, ushtrues detyre ne departamentin e arsimit të lartë në MASHT, ka thënë se ministria e arsimit ka vendosur që t’u jap prioritet drejtimeve që i kërkon tregu i punës.
“Ministri ka marr vendim qe ti përkrah studentet evituar. Dhe do tu ju japim Prioritet drejtimeve që i kërkon tregu i punës. Sepse ky vendimi është përshkak të mungesës dhe të tregut të punës. Ndërsa nota mesatare duhet të jetë 9.0. Pjesa dërmuese nuk ka nevojë për treg te punës. E kemi parë të arsyeshme mos me i përkrah drejtimin e artit se këto dy tri vite nuk ka nevojë për treg të punës dhe në tri fusha tjera. Këtë vit, MAShT ka ulur kriterin e notës mesatare për studentët e Fakultetit Teknik sepse përveç që ky fakultet përgatite kuadro që në tregun e punës ka mungese të theksuar, disa drejtime rrezikojnë të mbyllen për mungesë interesimi për të studiuar në këto drejtime”, tha Gashi.
Ai tha se këtë vit janë ndarë 700 mijë euro për bursa.
“Këtë vit janë zotuar 700 mijë euro për bursa, vlerën për një student nuk mundemi ta dimë. Nuk mendojmë qe kane arsye studentet që ta bojkotojnë mësimin”, tha ai./arbresh.info/
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend