Këshilli Studentor i Fakultetit të Arteve, që udhëhiqet nga organizata studentore “REFORMA”, po e kundërshton vendimin siç e kanë quajtur diskriminues të MASHT-it për konkursin e bursave, për studentët e Universitetit të Prishtinës.
Këshilli studentor po proteston sot për të shprehur pakënaqësinë e tyre për mos përfshirjen e Fakultetit të Arteve në këtë konkurs për bursa. Studentët shprehen kundër që në këtë mënyrë te diskriminohen studentët e dalluar, raporton arbresh.info
Oktaj Hasani, Nënkryetar i Këshillit të Studenteve në fakultetin Filozofik, numrin e minimizuar të ndarjes së bursave e vlerëson si shfrytëzim për para fushatë elektorale.
“Premtimet e ministrisë së Arsimit se buxheti per bursa do të rritet nga viti në vit tani po del të jetë ë kundërta duke e sterminizuar numrin e ndarjes së bursave për studentët, e dalluar e kjo si duket është shfrytëzuar më shumë për parafushatë elektorale”, tha Hasani.
Ai tha se studentët presin që situata të kthehet ashtu sic ka qenë më herët.
“Studentet kanë kërkesë se bursat të kthehen ne gjendjen e mëparshme. Ka qenë 800 por tani janë anashkaluar disa fakultete. Këtë vit presim që ta marrim bursën e njëjtë”, tha Hasani
Ai po ashtu pati edhe një paralajmërim për MASHT-in, ku tha se një specifikim i tillë nuk është i logjikshëm.
Po ashtu duke mos e përjashtuar mundësin për protestat e radhës
“Ministria e Arismit, fondet e saj le ta din ma mirë ku po i shpenzon. Ne jemi te barabartë te gjithë, nuk mendoj që është e logjikshme një specifikim i tillë duhet te përfshihen të gjitha fakultet që të marrinë bursa nga Ministria e Arsimit, ne do të vazhdojmë nuk do te ndalemi do te organizojm protesta”, tha Hasani./arbresh.info/
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend
Raporti i KE: Ekonomia shqiptare vazhdon trendin e fortë të ...
Media rumune i quan gjeste të turpshme disa nga veprimet e f...