Google ADS

Ndalohen 8 persona dhe kërkohet paraburgim për dy të tjerë

12:46 | 4 Nëntor 2019
L G

Prokuroria e Shtetit ka bërë të ditur se tetë persona janë ndaluar për 48 orë, si dhe janë bërë dy kërkesa për caktim të masës së paraburgimit ndaj dy personave të tjerë.

“Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar për 48 orë tetë (8) persona, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit të dy (2) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale”, bën të ditur prokuroria.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar katër (4) persona të dyshuar.

“Prokuroria Themelore në Gjakovë,  gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në tre raste të ndara. Gjithashtu,  Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi të dyshuar, si dhe, ka bërë një (1) propozim për caktimin e arrestit shtëpiak, kundër një (1) personi”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar. /arbresh.info

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme