Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) dite, ndaj të pandehurit me iniciale B.RR., nga fshati Kobaj Komuna e Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale sulm ndaj personit zyrtar nga neni 402 par.4 lidhur me par.2 të KPRK-së dhe veprës penale kanosje nga neni 181 par.3 të KPRK-së.
Masa e paraburgimit sipas njoftimit të gjykatës do të llogaritet prej datës së arrestimit, 31.10.2019, dhe do të zgjasë deri më datën 31.11.2019.
“Për shkak të dyshimit të arsyeshëm se me datë 30.10.2019, rreth orës 13:00, në rr.”Remzi Ademaj” në Prizren, i pandehuri me dashje e sulmon personin zyrtar në lidhje me detyrën zyrtare të dëmtuarin me iniciale A.S. për shkak se ndaj të pandehurit më parë ishte zhvilluar një procedurë penale, ku i dëmtuari në këtë rast kishte përfaqësuar këtë lëndë në gjykatë, i pandehuri që nga ajo kohë vazhdimisht e kishte përcjellur të dëmtuarin duke menduar se lënda ishte e prokurorit në fjalë, deri në momentin që ditën kritike në datën e lartcekur përderisa i dëmtuari ishte duke u kthyer nga pauza për në punë i pandehuri shfrytëzon momentin e volitshëm dhe me grusht e godet në anën e majtë të kokës me q rast si pasoj e goditjes i dëmtuari me iniciale A.S pëson lëndime trupore të konstatuar sipas raportit mjekësor të Spitalit Rajonal të Prizrenit”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit më datë 31.10.2019 në ora 15.00 në Prizren i pandehuri seriozisht i kanos personat zyrtar në lidhje me punën dhe detyrën e tyre si persona zyrtar, të dëmtuarve me iniciale S.K , F.SH , dhe A.B. , ashtu që përderisa të dëmtuarit ishin duke e kryer detyrën e tyre zyrtare për ta arrestuar dhe vënë nën kontroll të pandehurin, i pandehuri fillimisht i drejtohet me fjalët kërcënuese të dëmtuarit me iniciale S.K. më pas i drejtohet edhe të dëmtuarve me iniciale F.SH. dhe A.B. me të cilat veprime tek të dëmtuarit ka shkaktuar frikë dhe pasiguri për jetën e tyre./arbresh.info
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’