Çifti i showbiz-t vendor, Fero dhe modelja Arbenita Ismajli, tash e një kohë po përfolen për ndarjen e tyre.
Spekulimet për ndarjen e tyre erdhën pasi reperi i mirënjohur anuloi koncertet për një kohë dhe përveç këtij hapi, ndërmori edhe një tjetër sa i përket jetës së tij private.
Reperi e largoi modelen nga rrjetet sociale, ndërsa ajo jo. Pastaj të dy fshinë postimet e përbashkëta. Por, modelja i ka japur fund spekulimeve për ndarjen e tyre duke i ofruar mbështetje Feros për projektin e ri muzikor.
Derisa fansat menduan se gjithçka po shkonte mirë me çiftin, Arbenita mbrëmë ka postuar një foto në rrjetin social Instagram, shkruan rtv21.tv.
“Gjithmonë kur dikush mendon se nuk mund t’i largoj nga jeta ime”, ka shkruar këngëtarja. Kështu duke mos bërë të ditur se për kë është fjala.
Ndërsa tani edhe modelja ka larguar reperin nga rrjeti social Instagram.
Hitin e fundit i rep-artistit 22-vjeçar është “Ride or Die”. Në videoklipin e këngës merr pjesë edhe modelja, Arbenita Ismajli. Kënga deri tani ka më shumë se 10 milionë klikime në kanalin Youtube.
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...