KEDS ka përfunduar një projekt të madh investues në Klinën e Epërme, të Mesme dhe Klinën e Ulët të Skenderajt. Ky investim kap një kosto afër gjysmë milioni euro.
Fshati, i ndarë në tri pjesë, ka një shtrirje të hapur dhe shtëpitë janë larg njëra -tjetrës. Ekipet e KEDS-it në fshat kanë energjizuar 8 trafo të reja, investim i kompanisë, si dhe ka rikonstruktuar një trafo ekzistuese. Gjithashtu, gjatë punimeve, ekipet e KEDS-it kanë vendosur 400 shtylla betoni të tensionit të ulët dhe afër 50 shtylla të tensionit të mesëm dhe kanë shtrirë kabllo nëntokësore dhe ajrore të tensionit të tensionit të ulët dhe të mesëm.
Në Klinë të Mesme KEDS ka ndërtuar tri trafo te reja me kapacitet 250kVA dhe dy të tjera me fuqi 160kVA dhe një trafo me fuqi 250kVA është rikonstruktuar. Në Klinë të Epërme ka vendosur një trafo me fuqi 100 kVA, ndërsa në Kllinë të Ulët është rikonstruktuar një trafo me kapacitet 630kVA.
Kjo ka mundësuar që në fshat të përmirësohet dukshëm gjendja energjetike për këta banorë, të cilët deri tani kanë pasur probleme të mëdha me rrymë. Tani 500 konsumatorë të kësaj ane do të kenë furnizim stabil dhe energji kualitative.
Banori Halil Hasani, nga Klina e Mesme, falënderon ekipet e KEDS-it për këto ndryshime në fshatin e tij.
“Investimi në fshat ka qenë ma se i domosdoshëm. Muj me thanë se tash 100 për qind rryma asht ashtu siç duhet. Tash çdo lagje e ka trafon e vet. Rrymë ka boll. Jena kanë në hall, 160 shtëpi me një trafo jena kan. Tash u ba shumë mirë. Le të murmuron e të vetveton sa të don tash! Jena shumë të kenaqun dhe falënderojmë shumë KEDS-in për këta të mira që na i ka pru “, ka thënë Hasani.
KEDS po vazhdon me investime, dhe tashmë ka rregulluar tensionin dhe infrastrukturën energjetike për shumë vendbanime anekënd Kosovës./arbresh.info
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Kurti sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë s...
Konjufca sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonis...
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...