Murgesha rezulton shtatzënë, ja “dënimi” që e pret

01:36 | 4 Nëntor 2019
Trina Galanxhi

Një murgeshë e cila shkoi në spital me dhimbje të forta barku zbuloi se është shtatzënë.

34 vjeçarja ishte e ftuara e një manastiri, në një qytet të vogël në rajonin Nebrodi dhe Urdhëri i Murgeshave preferoi ta transferonte në Palermo, duke mos dhënë asnjë deklaratë zyrtare.

Sipas raportimeve të Gazzetta del Sud, murgesha duhet të ishtë surprizuar nga lajmi, dhe nuk bëhet e ditur se kush është babai.

Rrethet kishtare kanë njoftuar se pasi të lindë, gruaja mund të braktisë urdhërin e murgeshës dhe të bëhet nënë me kohë të plotë.

Një rast analog ka ndodhur në zonën e Raguzës, ku një murgeshë nga Madagaskari është në pritje të një fëmije./lexo/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme