Alma Lama ia vë pikën: Presidenti i takon LDK’së

23:13 | 3 Nëntor 2019
Arbresh.info

Ish- deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alma Lama ka reaguar në lidhje atë se a duhet apo jo që posti i presidentit të jetë pjesë e negociatave Vetëvendosje – LDK.

Ajo në një shënim në Facebook tha se bazuar në sistemin aktual politik, presidenti zgjedhet nga ana e parlamentit, dhe kësisoj sipas saj i takon LDK-së.

“Ne baze te rezultatit zgjedhor te 6 tetorit dhe ne baze te dispozitave aktuale kushtetuese, ku presidenti zgjidhet nga parlamenti, posti i presidentit i takon LDK-se. Pike!”, ka shkruar Lama.

“Ne rast se merren vesh per ndryshim te kushtetutes rreth menyres se zgjedhjes, eshte dicka tjeter. Por kushtetuta nuk mund te ndryshoje pa 2/3 e votave te minoriteteve, pra edhe te Listes Serbe”, thuhet në postimin e saj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme