Asist dhe spektakël, por jo mjaftueshëm për ta shpëtuar Baselin nga barazimi në Superligën e Zvcirës. Zhegrova i tregoi trajnerit, Marcel Koller, se meriton më shumë
Edon Zhegrova ka bërë paraqitje fantastike për Baselin në Zvicër, edhe pse në fund vendasit morën vetëm një pikë, duke barazuar 1-1 me Xamaxin.
Zhegrova, i cili hyri në lojë në minutën e 16’ në vend të të dëmtuarit, Okafor, rrëmbeu bukur një top në minutën e 76-të, për të asistuar për mrekulli te Kemal Ademi.
Sulmuesi shqiptar, pas asistimit të mrekullueshëm nga ana e Zhegrovës, kishte vetëm për ta dërguar topin në rrjet dhe e bëri pa ndonjë problem, duke barazuar 1-1 rezultatin, që doli të jetë përfundimtar i takimit.
Kjo nuk ishte e gjitha nga ajo që tregoi Zhegrova në këtë ndeshje.
Ai vallëzonte në fushë për Baselin dhe për një moment, rezultati do të ishte shumë më ndryshe nëse shoku i skuadrës do të kishte dërguar topin në rrjetë pas një loje fantastike të Zhegrovës.
Edoni dhuroi spektakël për gjithë të pranishmit në stadium me lëvizjet e tij magjike, siç shihet edhe në një video të publikuar në ‘Twitter’. Ai i trullosi dy kundërshtarë dhe në fund pasoi te shoku i skuadrës që nuk e perceptoi topin siç duhet, duke lëshuar rast të artë për gol.
Paraqitja fantastike e Zhegrovës, ndoshta mund ta bindë trajnerin e Baselit, Marcel Koller, që t’i japë më shumë minuta anësorit të Kombëtares së Kosovës.
Pas barazimit 1-1 me Xamax, Baseli ka zbritur në pozitën e dytë në Superligën e Zvicrës me 27 pikë të grumbulluara, një më pak se lideri, Young Boys. /Gazeta Express/
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...
Rasti i Xuxit me Kevinin, reagon nëna e këtij të fundit: Mar...
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore