Basel ka marrë vetëm një pikë në xhiron e 13 në Superligën e Zvicrës, duke humbur kështu edhe kreun.
Baseli i shqiptarëve barazoi në shtëpi 1-1 me Xamax.
Madje, kjo pikë e fituar nga vendasit është falë dyshes Edon Zhegrova dhe Kemal Ademi.
Zhegrova, i cili hyri në lojë në minutën e 16’ në vend të të dëmtuarit, Okafor, rrëmbeu bukur një top në minutën e 76-të, për të asistuar për mrekulli te Kemal Ademi.
Sulmuesi shqiptar pas asistimit të mrekullueshëm nga ana e Zhegrovës, kishte vetëm për ta dërguar topin në rrjet dhe e bëri pa ndonjë problem, duke barazuar 1-1 rezultatin, që doli të jetë përfundimtar i takimit.
Pas këtij barazimi, Baseli ka zbritur në pozitën e dytë në Superligën e Zvicrës me 27 pikë të grumbulluara, një më pak se lideri, Young Boys. /Gazeta Express/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...