Google ADS

Muslija dhe Mustafa shënuan por nuk ia dolën dot t’i ndihmojë Hannover II

16:24 | 3 Nëntor 2019
Arbresh Info

Florent Muslija dhe Valdrin Mustafa shënuan por nuk ia dolën dot t’i ndihmojë Hannover II ta shmangë humbjen 3:2 kundër TSV Havelse të dielën në Hanover.

Havelse e mundi dhe e thëlloi edhe më shumë në krizë Hannover II falë golave nga Jaeschke dy herë dhe Plume.

Hannoveri po humbiste 3:0 para se Muslija i Kombëtares A të Kosovës të shënonte tre minuta parafundit.

Muslija luan vazhdimisht për ekipin e Hannoverit në Bundesliga 2 – nivelin e dytë të futbollit gjerman, por këtë javë u dërgua në skuadrën e dytë të Hannoverit.

Mustafa, i cili luan për ekipin kombëtar U21 të Kosovës, realizoi në minutën e 92-të, por tashmë ishte tepër vonë për vendasit t’i shpëtonin humbjes së 10 në 16 ndeshjet deri tani në Regionalliga North – nivelin e katërt të futbollit gjerman.

Hannover II nuk di për fitore në pesë ndeshjet e fundit, katër prej të cilave i ka humbur radhazi.

Klubi i dyshes kosovare rrezikon rënien në një nivel më poshtë siç e ka nisur kampionatin e ri, pasi grumbullon vetëm 14 pikë në pozitën e 15-të. /Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme