Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes Video-Selfie, ka komentuar takimin që javën e kaluar kishte bashkë me liderët e shteteve të Ballkanit perëndimor me përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Frederica Moghernini.
“Gjatë javës që lamë pas zhvilluam një darkë pune në Bruksel me znj. Mogherini. Të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor treguan përvojat e punës, sfidat dhe ballafaqimet për të ardhmen evropiane të vendeve tona. Ishte konkludim i përbashkët i liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe një zhgënjim masiv i shprehur për mosangazhimin konkret të Bashkimit Evropian për shtetet e rajonit tonë”, ka thënë Thaçi në profilin e tij në Instagram.
Ai më tej ka theksuar se një zhgënjim ky që përcillet edhe në Kosovë, në veçanti me jo liberalizimin e vizave, kur ne i kemi plotësuar të gjitha kriteret. Kjo sipas tij po ndodh për shkak të mungesës së unitetit evropian. Por, ne e kemi vetëm një të ardhme, atë evropiane.
“Prandaj, BE-ja dhe liderët e saj, në këtë kohë të mungesës së vizionit të tyre duhet të dëshmojnë se nuk do t’i bëjnë gabimet e liderëve të fillimviteve të 90-ta të BE-së, në kohën e fillimit të krizës jugosllave. Sepse, gjithmonë në Ballkanin Perëndimor ka potenciale të rrezikshme për paqen, sigurinë dhe stabilitetin”, ka shtuar ai.
Thaçi në këtë Video ka thënë se Kosova dëshiron të besojë se BE-ja do të fillojë të ndryshojë pozitivisht për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor./T7
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...