Pesë anëtarë të së njëjtës familje e humbën jetën vitin e kaluar në një aksident të tmerrshëm trafiku në Delaware të Shteteve të Bashkuara. Viktima të aksidentit ishin katër motra dhe babai i tyre. Megjithatë, personi që e shkaktoi aksidentin është dënuar vetëm me një vit burgim me kusht.
Gjykatësi Calvin Scott e dënoi personin që e aksidentin, Alvin Hubbard, me një vit burgim me kusht. Kjo do të thotë që ai nuk do të shkojë fare në burg, nëse gjatë periudhës njëvjeçare nuk kryen ndonjë shkelje tjetër.
Ky gjykatës ishte zgjedhur në Gjykatën Supreme në Delaware në vitin 2003 ng ish-guvernatorja demokrate, Ruth Ann Minner.
Prokurorët kishin kërkuar që personi i dyshuar të dënohej me gjashtë muaj burgim efektiv, ndërsa gruaja që i humbi katër vajzat dhe burrin kishte kërkuar që ai të dënohej me burgim maksimal prej 14 vjetësh.
“Një jetë e tij nuk do të jetë e mjaftueshme për pesë njerëz që i vrau”, tha Mary Rose Ballocanag, e cila e humbi tërë familjen në aksident.
Reagime të shumta për vendimin e gjykatës ka pasur edhe në rrjetet sociale. “Domethënë, mund t’i vrasësh disa njerëz dhe të dënohesh me burgim me kusht?! Kjo është çmenduri! Kjo familje meriton drejtësi”, shkroi një përdorues i Twitter-it, shkruan “Fox News”, transmeton Gazeta Express.
Samiti i organizuar nga Shtëpia e Bardhë, Balluku: Shqipëria...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Viti, i dyshuari bra...
Hoxha: Zyra e re për Rikuperimin e Aseteve do të përdorë int...
Gjenerallejtënant Jashari priti komandantin e kontingjentit ...
Publikohet orari për javën e katërt në elitën e basketbollit...
Sylvinho flet për organizimin e Evropianit për U21 mes Shqip...