Kjo është arsyeje se pse Mbappe e zgjodhi PSG-në e jo Real Madridin

14:56 | 3 Nëntor 2019
Arbresh Info

Kylian Mbappe e zgjodhi Paris Saint-Germainin sepse ishte ndier parisien dhe e kishte ndier nevojën të bëhet lojtar madhështor në Paris para se të largohej nga Franca, sipas ish-presidentit të Monacos, Vadim Vasilyev.

Në gushtin e vitit 2017, Mbappe u largua nga Monaco dhe iu bashkua PSG-së. Real Madridi ishte destinacioni i mundshëm i tij, por sulmuesi i ri francez e zgjodhi klubin nga kryeqyteti i vendit të vet, para kryeqytetit spanjoll.

I pyetur nga Telefoot përse Mbappe e kishte zgjedhur PSG-në para Real Madridit, Vasilyev shpjegoi arsyet.

“Mbappe me tha: ‘Vadim, mendoj se është shumë herët (të shkoj në Real Madrid). Unë jam parisien dhe nuk dua ta braktisi Francën në këtë mënyrë, dua të bëhem lojtar i madh këtu së pari”. Këto ishin fjalët e tij”, tha Vasilyev.

“Ndërsa unë i thashë: ‘Kylian, keni të drejtë’. Ai dëshiron të fitojë. Ai dëshiron ta fitojë Ligën e Kampionëve dhe a ka më mirë për të se ta fitojë në Paris, në qytetin e vet”, shtoi ai. /Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme