Partitë më të mëdha politike nga pozita dhe opozita në takimin e fundit të liderëve ranë dakord të zhvillojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare në prill të këtij viti, por mbetet pyetja e hapur nëse ato do të mbahen sipas modelit ekzistues të zgjedhjeve apo do të ndryshohet Kodi Zgjedhor.
Nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor thonë se janë gati të zhvillojë zgjedhje për çdo model me të cilin partitë do të bien dakord. Organizatat qytetare, nga ana tjetër, besojnë se nevojitet një ndryshim i modelit, por koha është e shkurtër para këtyre zgjedhjeve.
Partitë më të vogla politike edhe kësaj here para zgjedhjeve, si shumë herë më parë, kanë ngritur çështjen e ndryshimit të modelit zgjedhor në një elektorat për të cilin ata besojnë se do të siguronin shanse të barabarta për ta dhe jo vetëm partitë më të mëdha.
Katër subjektet më të mëdha politike në vend kanë pikëpamje të ndryshme për modelin zgjedhor. LSDM në pushtet kërkon futjen e një modeli zgjedhorë me listë të hapur, sipas OBRM-PDUKM-së qytetarët do të përfaqësohen më së miri nga një model zgjedhor me shumicë, BDI është për modelin me gjashtë njësi zgjedhore, ndërsa Aleanca për Shqiptarët është për tetë njësi zgjedhore.
Duke pasur parasysh pikëpamjet e ndryshme të partive politike, pritjet nuk janë shumë të larta për ndryshime në Kodin Zgjedhorë. Ndryshimet më shumë mund të ndodhin në zbatimin e rekomandimeve të OSBE-ODIHR nga ciklet e fundit të zgjedhjeve në vend./Telegrafi/
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet