Google ADS

46 vjeçari hidhet nga kati i gjashtë, ndërron jetë

13:27 | 3 Nëntor 2019
Arbresh.info

Një ngjarje e rëndë është shënuar pak më parë në Tiranë, ku një 46-vjeçar ka ndërruar jetë pasi dyshohet që është vetëhedhur nga kati i gjashtë i banesës.

Akoma nuk dihen detajet e kësaj ngjarje, teksa dyshohet që shkak të jenë bërë kushtet e rënda psikologjike.

Njoftim

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 12:30 në rrugën “Irfan Tomini”, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 6-të i banesës shtetasi R. K., 46 vjeç, ku si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme